Hyrja e Shkodrës, punimet për kanalizimet e kanë dëmtuar rrugën
Na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e fundvitit dhe qyteti i Shkodrës të uron mirëseardhjen mes gropave të hapura ngado dhe një kaosi total.Shkak janë bërë punimet për vendosjen e kanalizimeve të reja nëntokësore, të cilat kanë nisur prej më shumë se një viti dhe finalizimin po e kanë të vështirë për t’a arritur.I pyetur mbi këtë kaos të krijuar dhe zvarritjen pa fund të tyre, kur duhej që minimalisht sipas afatit të vendosur për të dytën herë të kishin përfunduar në nëntor, kryebashkiaku Lorenc Luka thotë se shpresohet që deri me 17 dhjetor ato të përmbyllen plotësisht.Deklaratën kryetari i Bashkisë së Shkodrës e bëri ndërsa mori pjesë në inagurimin e palestrës së shkollës 9-vjeçare “Branko Kadija”. Një investim me vlerë 7.3 milion lekë dhe që është i pari këtij lloji në Shkodër, palestër kalçeto.Duke u bazuar në këtë investim, Bashkia synon të ndjekë këtë model për pjesën më të madhe të shkollave në qytet që nuk kanë palestra për orët e fizkulturës. Kjo bazuar edhe ne prioritetin që Ministria e Arsimit i ka dhënë këtyre orëve në shkollat e sistemit parauniversitar.