Çmimet në letërsi për 2013, triumfon “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”

Kjo është vepra më e mirë letrare për vitin 2013. Thanas Medi me romanin "Fjala e fundit e Sokrat Bubës" e mori çmimin për dy arsye, nivel mjaft cilësor dhe krijimi i personazheve befasuese në vepër.Përkthimit në vendin tonë po i kushtohet rëndësi e veçantë, ndaj dhe në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Ministrinë e Kulturës poema "Orlando i çmendur" i përkthyer nga Guiljem Deda fitoi çmimin për përkthimin më të mire.Çmimet kombëtare në letërsi vinë në kuadër të mbështetjes së Ministrisë së Kulturës në përkrahje të kulturës së librit dhe përkthimit.