Pazari i Vjetër i Korçës, nis restaurimi i godinave mbi 500-vjeçare

Në Korçë prej disa ditësh ka nisur restaurimi i Pazarit të Vjetër, i përbërë nga godina karakteristike, dikur dyqane e bujtina. I krijuar mbi 500 vjet më parë, Pazarit të Vjetër të Korçës, sot i kanë mbetur vetëm godinat e rrënuara.Dikur pazari karakteristik, sot jashtë funksionit, ka qenë qendra e Korçës, zona më e zhvilluar.Pikërisht rigjallërimi i tij do të jetë në qendër të projektit të bashkëfinancuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ai Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me vlerë 4 milionë dollarë, i cili do restaurojë fasadat dhe çatitë.“Synojnë rivitalizimin e kësaj zone të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonën kyçe ekonomike të qytetit,veç kesaj do të kete edhe shërbime të reja për turistët si hoteleri, bare restorante etj” tha kryebashkiaku Sotiraq Filo.Në këtë pazar numërohen rreth 138 godina, Monumente kulture të kategorisë së parë, dyqane e bujtina.