Akuzat e PD, reagon kreu i komunës Otllak: S'jam debitor energjie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2014, 17:14
Kryetari i komunës Otllak në rrethin e Beratit mohon akuzat e PD, se nuk paguan faturat e energjisë elektrike.Me një faksimile të marrë nga OSHEE-ja, kryekomunari i Otllakut deklaroi se nuk ka asnjë borxh ndaj institucioneve të shtetit dhe se çdo akuzë ndaj tij është politike.Një ditë më parë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi Dalip Kanaçin për mosshlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE-së, duke e cilësuar debitor në shumën e 350 mijë lekëve.