PS rezerva për Genti Sejkon, Bushati: Guvernatori përtej sistemit bankar

PS ka shprehur rezerva për kandidatin e presidentit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Deputeti Ervin Bushati, pas mbledhjes së grupit tha se kushtet e sotme të ekonomisë, i duhet vendit një guvernator përtej sistemit bankar.Edhe pse u kujdes të nënvizonte se ishte mendimi i tij personal, Bushati tha se pasuesi i Fullanit duhet të ketë njohuri të mira në politikën makroekonomike.“Mendoj se duhet një njeri me begraund më të gjerë në fushën e ekonomisë dhe të politikave makroekonomike dhe monetare që duhet të jenë në dihmë të ekonomisë.Nuk është më banka e vetme, nuk ka të vetmin mision ruajtjen e inflacionit dhe kjo po ndodh në të gjithë botën. Shikohet si motor i zhvillimit ekonomik dhe stabiliteti për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, kështu që duhet parë përtej atyre që merren me bankën. Është një profesion i nderuar .Unë mendoj se Shqipërisë ashtu si në të gjithë botën, i kërkohen figura që promovojnë ekonominë dhe ndërvenë me tregjet duke parë përtej atyre mënyra konvencionale sic është vetëm kontrolli i interesti nga banka qënderor për të stimuluar ekonominë”, tha Bushati.