Titujt e pronësisë, shtyhet afati për tokat bujqësore deri në 2016
Komisioni i Veprimtarisë ka miratuar shtyrjen e ligjit për njohjen e titujve të pronësisë deri në 2016 pasi shumë fermerë, sidomos nga Shkodra, Kukësi dhe Lezha ende nuk janë pajisur me dokumentat përkatës. Ministria e Bujqësisë shpjegon se e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të Komisioneve që merren me dhënien e dokumentave.Një numër i konsiderueshëm i fermerëve të zonave veriore ende nuk janë pajisur me dokumentat përkatës për titujt e pronësisë. Pikërisht duke marrë shkas nga ky fakt, është shtyrë veprimi i ligjit për njohjen e titujve të pronësisë deri në 2016.Deputetë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese ngritën shqetësime për abuzime me këta fermerë që ende nuk kanë marrë dokumentat e tokës që zotërojnë.Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Alfred Tarelli, shpjegoi se i gjithë ky ngërç ka ardhur si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të komisionerëve që merren me këtë çështje.