Zjarr masiv në një kompleks banimi Los Angelos
Një kompleks banimi në ndërtim është përfshirë nga zjarri në qendër të Los Angelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zjarri i cili shpërtheu në orën 1 me orën lokale , përfshiu një hapësirë të madhe të qytetit, duke shkaktuar një tymnajë ndotëse në rrugët në afërsi të tij.Flakët mund të shihen kilometra larg dhe më shumë se 250 zjarrfikës u dërguan për të stabilizuar situatën dhe për të shuar flakët. Kapiteni Jamie Moore, zëdhënës në departamentin e zjarrëfikësve tha se pallati shtatë katësh, i projektuar për banim, u përfshi nga flakët në të gjitha katet dhe anët e tij. Sipërfaqja e ndërtesës është 900 metra e gjatë me 200 metra e gjerë.Moore tha se forcat zjarrëfikëse shkuan në vendngjarje menjëherë pas shpërthimit të flakëve, por pavarësisht kësaj, situateështë shumë e rëndë dhe stabilizimi I saj është ende I vështirë. Ai shtoi se puna e tyre do të vijojë deri në stabilizim të plotë të situatës , ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit gjikand. Sipas informacioneve paraprake, pallati është shkatërruar totalisht dhe dëmi fianciar është më shumë se 10 milionë dollarë.