Premier Liga, rezultatet e javës së 26
Në javën e 26-të të Premier Ligës, një fitore të rëndësishme ka arritur skuadra e Chelsit.Londinezët u janë rikthyer fitoreve duke e mposhtur në Stemford Brixh, skuadrën e Uigan me rezultat 4 me 1. Ramires shënoi golin e parë të takimit në minutën e 25-të. Ndërsa goli i dytë u shënua nga Hazard që u rikthiye me gol pas 3 ndeshjeve që ishte i dënuar. Miqtë nga Uigan arritën të shkurtonin diferencat në minutën e 58-të, por Lampard dhe Marin, në minutat e fundit të takimit shuan çdo shpresë të kundërshtarit për të arritur një barazim në këtë ndeshje që vlen shumë për londinezët, të cilët kërkojnë tashmë vendin e dytë në klasifikim. Përveç Chelsit, një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë kanë arritur edhe skuadrat e tjera Londineze, Arsenal dhe Totenham. Topçinjtë kanë mundur në transfertë skuadrën e Sanderlend me rezultat minimal 1 - 0. Një gol i Cazorlas i realizuar në minutën e 35-të ishte vendimtar në këtë ndeshje. Për Arsenalin u bë më vështirë kur në minutën e 62 Jenkinson u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq. Me këtë fitore, Arsenali mbetet seriozisht në garë për të siguruar pozitën e katërt në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve.Ndërsa skuadra e Totenham ka triumfuar ndaj Njukasllit me rezultatin 2-1. Vendimtare në fitoren e Spërsave, ishte Geret Beil, me dopieten e tij, i cili i dha tre pikët vendasve. Ndërsa për miqtë shënoi golin e vetëm francezi Goufran. Në ndeshjet e javës së 26-ë në Premier Lige, janë shënuar këto rezultate: Totenham - Njukasell 2-1.Chelsea - Uigan 4-1Noruiç - Fulham 0-0Stoke Siti - Riding 2-1Sanderlend - Arsenal 0-1Suanse - Kuins Park Renxhers 4-1Sauthempton - Manchester Siti 3-1Aston Villa - Uest Ham 2-1Manchester United - Everton 2-0Ndërsa mbyll javën e 26-ë sfida mes Liverpool dhe Uest Bromuiç.