Endrit Krasniqi, kosovari i radhës që prek futbollin spanjoll

Kosova është vendi ku çdo ditë e më shumë zbulohen talentët e sportit.Pas Lorik Canës, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, e shumë të tjerëve, është Endrit Krasniqi që tashmë është bërë pjesë e futbollit ndërkombëtar. 18 vjeçari i lindur në Malishevë zyrtarisht është bërë pjesë e futbollit spanjoll.Ish-futbollisti i 2 Korrikut, ka firmosur kontratë pesë mujore me klubin spanjoll, “Deportivo Lugo”, në divizionin e dytë të Spanjës. Pas Valdet Ramës, Krasniqi është futbollisti i dytë kosovar që do të shijojw futbollin spanjoll. Babai i Endritit, ka bërë të ditur se djali i tij tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll. Ai thotë së është i ngazëllyer që djali i tij do të këtë rastin të luaj në tapetet e ‘nxehta’ të Spanjës. “Sigurisht se jam i lumtur që djali im ka firmosur për “Deportivo Lugo” e Spanjës. Ai ka nënshkruar kontratë pesë mujore, por me mundësi vazhdimi”, ka thënë babai i Endritit. “Ajo që është më rëndësi është fakti se Endriti tashmë është klient i menaxherit kryesor të Barcelonës. Shpresoj se ai do të këtë sukses në ‘aventurën’ e tij të parë në arenën ndërkombëtare. Synimet e Endritit janë që pas pesë muajve të bëhet pjesë e ndonjë klubi të madh të La Ligës spanjolle”, ka thënë Krasniqi.Ndërkohë, edhe ish-trajneri i Endrit Krasniqit, Arsim Thaçi, është shprehur i lumtur që Krasniqi wshtw bwrw pjesw e futbollit spanjoll. Sipas Thaçit, Krasniqi është një talent i madh. Ai beson se ish-lojtari i tij ka potencial të luaj në skuadra të mëdha evropiane. “ Jam i lumtur që Endriti është bërë pjesë e futbollit të Spanjës. Ai është një talent i madh, por që sigurisht se i duhet përvoja në garat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. “Unë nuk dyshojë në potencialin e tij. Me pak fat besoj se ai mund të luaj në klube të mëdha evropiane. Transferimi i tij dëshmon se në klubin e 2 Korrikut punohet në mënyrë profesionale, sepse nga kjo skuadër kanë dalë si portieri i kombëtares shqiptar, Etrit Berisha, Labinot Haliti dhe tashmë edhe Endrit Krasniqi”, ka pohuar Thaçi.