Rosell: Do të transferoja një lojtar të Realit

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka pranuar se është një lojtar i Real Madridit që atij i pëlqen dhe se do ta transferonte po që se do të kishte mundësi. Rosell ka refuzuar të zbulojë emrin e lojtarit, por qarqet spanjolle besojnë se në ‘zemrën’ e drejtuesve katalanas e ka rrëmbyer pikërisht kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas.“Ekziston një lojtar i Real Madridit që më ka pëlqyer që shumë vite. Por, unë nuk do ta them emrin e lojtarit, sepse do të krijoja një cirk”.“Reali ka lojtarë të mëdhenj dhe sigurisht se prej tyre njërin do të kisha pasur dëshirë ta transferoj. A është Casillas? Unë nuk dua të flas me emra”, ka thënë Rosell për Punto Radio