Ronaldo: Më shumë jam kënaqur te United

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ripërsëritur dashurinë e tij të madhe për ish-klubin, para duelit të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve për fazën e eliminimit direkt. Cristiano Ronaldo në një intervistë për The Sun e përshkroi kohën e tij te United si një ëndërr, por po ashtu u ka tërhequr vërejtjen Djajve se Reali po e kërkon titullin e 10-të në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.“Po, Manchester United ishte një ëndërr për mua. Unë kam fituar gjithçka atje. Ishte pjesë fantastike e jetës time. Dhe ndoshta është koha kur më së shumti jam kënaqur me futbollin, ndoshta pse kam qenë më i ri”.“Nuk po them se nuk po kënaqem këtu te Reali, kënaqem shumë. Por, tani jam më i moshuar, më i pjekur. Nuk jam më një ëndërrimtar si te United. Tani jam 28 vjeç dhe nuk jam më në fillimet e mia”.“Liga e Kampionëve është shumë e veçantë për Realin, sepse ne duam ta fitojmë trofeun e dhjetë në histori të klubit. Për mua, kjo është maja e suksesit. Ka aq shumë ndeshje të paharrueshme dhe dua që të tilla të jenë edhe ndeshjet ndaj United, dua të lë gjurmë”, ka deklaruar Ronaldo.