Pepe: Jemi gati për Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2013, 10:08
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e Los Blancos ndaj Sevillas, ndërsa është shprehur tejet i motivuar para duelit ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve. “Ronaldo ishte i mrekullueshëm. Ai po luan mirë. Ai po punon shumë dhe duhet të vazhdojë kështu. Ai e meritoi hettrikun”.“Ekipi po punon fort çdo ditë. Ne të gjithë treguam formë të lartë. Secila ndeshje është e veçantë, por të mërkurën ne duhet të tregojmë formë edhe shumë më të lartë. Mezi pres që të vijë dita e mërkurë”, ka deklaruar Pepe.