Ekskluzive, Flet për Ora News nëna e 5-vjeçares: 8 orët shokuese me vajzën time në polici

Tetë orë në komisariatin nr. 3, ka qenë shokuese për vajzën e saj të mitur e cila më 30 nentor është shoqëruar në komisariat bashkë me nënë e saj.Në një intervistë ekskluzive për Ora News N.N tregon ngjarjen më të pa precedent në historinë e policisë shqiptare dhe sesi vajza e shokuar, e cila ende nuk i ka mbushur 5 vjeçe për disa ditë ka refuzuar të hajë. Dëshmia e gruas: “Më thanë hajde të shkojmë te rajoni i policisë, sepse ti ke kryer vepër penale dhe duhet të mbahesh në burg. Vajza e kuptoi se dëgjoi policinë që tha do t’ju arrestojmë dhe do t’ju fusim te kjo dhoma. E hapën derën dhe në të po qëndronin më shumë se 10 vetë të ndaluar, po në atë ambient qëndroi edhe vajza ime 4 vjeçe se 5 nuk i ka bërë akoma, për 8 orë me radhë.E di cili ishte kujdesi i tyre? Kujdesi i tyre ishte kur donin të ma merrnin fëmijën me dhunë, e kapën për krahu dhe e tërhoqën. Unë i thashë: Mos guxoni fëmijën tim ta tërhiqni ashtu.Kur vajza kërkonte për të ngrënë e për të pirë, ata i thoshin: Rri urtë, mos fol, mos bërtit se po vjen kontrolli të shikon ty që je brenda dhe na pushon nga puna.Vajza ishte e terrorizuar dhe herë pas herë qante, i dhimbnin këmbët, trupi, nganjëherë e kapte edhe temperatura, djersitej nganjëherë bëhej akull dhe gjendja e fëmijës u përkeqësua.... Ajo nuk ka ngrënë deri sa kam dalë unë nga aty.. Nuk e di sa ka qenë ora," thotë ajo.Por kjo nuk ishte hera e parë që vogëlushja ka qenë në ambientet e komisariatit numër 3.“Në qoftë se atyre i duket dhomë e përshtatshme, le t’i çojnë fëmijët e tyre, qoftë edhe 2 minuta sa po i rezistojnë aty.”Pamundësia ekonomike është arsyeja e vetme që Shtetësia N. N nuk ka paguar energjinë elektrike. Pohon se sërisht do të kryejë lidhje të paligjshme të energjisë, edhe pse sërisht me vajzën do të përfundojë në ambjentet e paraburgimit.“I thashë që e kam rilidhur vetë energjinë elektrike pasi unë nuk mundësi t’i paguaj, sepse vetë e pa punë, pa asistencë, pa ndihmë nga askund. E kam fëmijën e vogël edhe dritet i rilidha vetëm për fëmijën e vogël, sepse po të ishtë për vetë do të rrija me qiri. Kur të shkoj te shtëpia prap do t’i rilidh.”[caption id="attachment_432082" align="alignright" width="640"]nena e 5 vjecares Në foto: E ëma e vajzës 5 vjeçare[/caption][caption id="attachment_431836" align="alignright" width="504"]5 Në foto: 5 vjeçarja e cila qëndroi në komisariat për 8 orë[/caption][caption id="attachment_431558" align="alignright" width="640"]pd Në foto: Denoncimi i PD-së për 5 vjeçaren[/caption]