Makina përplas 3 pjesëtarë të një familjeje, 2 të vdekur

Mirditë-Gjyshe e mbesë kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes pas një aksidenti rrugor që ndodhi në "Rrugën e Kombit", ndërsa dhëndërri i tyre mbeti i plagosur rëndë.Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 16:00 në aksin Rreshen-Kalimash në afësri rë Repsit.Ne tentativë për ta kalura nga njëri kah i rrugës në tjetrin tre kalimtarët janë përplasur nga një automjet tip "Fiat" që drejtohej nga Mersin Allaraj i cili po lëvizte në drejtim të Rreshenit.Sipas policë viktimat janë Marte dhe Gjyste Tusha përkatësisht 75 dhe 18-vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur  Pashk Gjoka 53-vjeç i cili është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës.Ndonëse drejtuesi i mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin duke u  përplasur fillimisht me trafindarëset e rrugës,  mjeti është  spostuar disa metra duke përplasur kalimarët.Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme 18-vjeçares, ndërsa gjyshja e sajë ka humbur jetën rrugës për në spital pasi nuk mundi që tju mbijetojë plagëve të marra në kokë.Nga ana tjetër policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagracë drejtuesin e mjetit Mersin Allaraj nga Kukësi i cili po merret në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërpreja e rrugës nga ana e kalimtarëve të cilët nuk e kanë parë automjetin i cili po vinte me shpejtësi.Në momnetin kur ndodhi aksidenti ato vishin nga qyteti i Rrëshenit për në banesën e tyre në fshatin Reps.Ndërprerjet e rrugës pergjatë autostrades Milot-Kukës janë kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjetëve pasi lëvizet me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk mungojnë edhe hyrje daljet e paligjshme që rrisin ndjeshëm mundësinë e aksidentëve.Janë vetë Banorët e zonave të Mirditës të cilët nuk respektojnë mbikalimet e vendosura përgjatë autostrades së kombit duke u bërë burim aksidentesh ku nuk kanë munguar as viktimat.[caption id="attachment_432008" align="alignright" width="640"]aksidenti ne lezhe1 Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_432009" align="alignright" width="640"]aksidenti ne lezhe2 Në foto: Makina që përplasi këmbësorët[/caption]