Nikolla inspektim me drejtorin e OSHEE: Edukimi nis nga shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se proçesi i ndërgjegjësimit për zbatimin e ligjit fillon që në bankat e shkollës, duke ju referuar në këtë mënyrë respektimit të ligjit për çështjen e energjisë elektrike.Shoqëruar edhe nga administrator i ri i OSHEE, Adrian Çela, Ministrja nuk la pa përmendur pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, si ndër më të rregullit në pagesën e faturave të energjisë.Nga ana tjetër administratori Çela tha se ka një rritje të numrit të personave që i drejtohen zyrave për të bërë pagesat e detyrimeve të prapambetura, pas vendimit për falje të kamatvonesaveMinistrja Nikolla dhe administratori Çela kanë asistuar në inspektimet e OSHEE dhe Policisë së Shtetit në zonën e “Don Boskos" në Tiranë, për ndaljen e abuzimeve me energjinë elektrike