Pronësia Intelektuale, Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon masa nga qeveria

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë apel qeverisë që të forcojë ligjin për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.Në një aktivitet ku u diskutua kjo çështje, Presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë kërkoi që të përmirësohet ligji në mënyrë që të rinjtë me ide të mos largohen nga Shqipëria.“Qeveria duhet të vazhdoj punën pasi ka nevoj për përmirësime ligjore.Nëse ka mungesë legjislacioni atëherë njerëzit do të largohen .Është e nevojshmë që shqiptarët të zhvillojnë dhe të investojnë me idetë e tyrë në vendin ku kanë lindur.Nëse ka mungesë të zbatimit të legjislacionit për pronësinë intelektuale, atëherë të rinjtë do largohen. Zbatimi dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale do të bënte që të rriteshin investimet e huaja në fushën e artit dhe kinematografisë, por edhe në inovacion”tha Marc Croëford.Zv.Ambasadori amerikan, Henri Jardine, theksoi se niveli i piraterisë në vendin tonë është rreth 75 %.“Në Shqipëri pirateria është në nivelin 75%, e madje ka edhe institucione shtetërore që kanë rënë pre e saj. Për këtë i kërkojmë qeverisë që të marrë masa në mënyrë që të liçensohen kompjuterat që përdoren. Duhet që legjislacioni për pronësinë intelektuale të jetë në përputhje me BE”.