“100 vjet vizatimi shqiptar”, ekspozita me 152 vepra në Galerinë e Arteve

152 vepra që mbajnë firmën e 46 piktorëve ku spikasin portrete e peizazhe të jetës së përditshme janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, të cilat paraqesin punime e vizatimit shqiptar deri në vitet '90" .Një ekspozitë, e cila është produkt i një studimi 7-mujor,ku midis 300 veprave janë përgjedhur vetëm gjysma e tyre.Skica e Kol Idromenos, i pari që lëvroi gjininë e vizatimit në Shqipëri, ka nisur udhëtimin e artit pamor i cili vjen për herë të parë për artdashësit në ekspozitën "100 vjet vizatimi shqiptar".Kuratorë të ekspozitës janë drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani dhe Suzana Varvarica Kuka.Për Drejtorin e GKA-së Shabani, ekspozita ka një rëndësi të veçantë sepse kthen vëmendjen e publikut tek vizatimi, i cili është lënë në harresë.Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 5 janar.