Skandali me hartën në Gjuhën Shqipe, MAS: I përket tirazhit 2011-2013
Një ditë pasi në emisioni “Tonight Ilva Tare” u publikua një hartë ilustruese në Gjuhën e Klasës së II, ku në Europë përfshihej Austrialia dhe Kosova nuk ekzistonte, sot ka reaguar Ministria e Arsimit dhe e Sportit, e cili deklaron se ai gabim i takon tirazhit të vitit nga 2011-2013, ndërsa tirazhi i vitit 2014 është i korrigjuar.“Nisur nga një imazh i përcjellë mbrëmjen e djeshme në median vizive, në lidhje me tekstin “Gjuha shqipe 2” të shtëpisë botuese “Morava” ku konstatohet problematika për përmbajtjen e një faqe që ka për ilustrim një hartë pjesore të Evropës (Ballkani dhe pjesa rrethuese e tij), MAS informon publikun si më poshtë:Problemi i ngritur është se në hartë nuk figuron shteti i Kosovës dhe emri i shtetit të Austrisë është shkruar Australi. Një situatë kjo e papranueshme!MAS thekson se kjo situatë qëndron për tirazhin e shtypur deri në vitin 2013-të, duke filluar prej vitit të miratimit si tekst në vitin 2011-të. Ekzemplari ku është konstatuar problemi i takon sasive të prodhuara para vitit 2014-të. Ndaj ritheksojmë se tirazhi i shtypur në vitin 2014-të është i korrigjuar. Kjo pasqyrohet në faqen 83-të të ekzemplarëve. Harta e përdorur është me shkallë zvogëlimi më të vogël dhe duket qartë, me kufij dhe me shkrim, shteti i Kosovës. Njëkohësisht, në këtë hartë nuk figuron shteti i Austrisë. ”MAS shpjegon se që prej vitit 2013 ka ndërmarrë një proces konsultimesh për të diskutuar problematikat që kanë tekstet shkollore, dhe mes tyre ishte edhe teksti në fjalë i Gjuhës Shqipe.“Që prej shtatorit të vitit 2013-të, MAS ndërmori një proces të gjerë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile, Avokatin e Popullit, mësues, Akademinë e Shkencave, median dhe aktorë të tjerë të fushës për të diskutuar rreth problematikave të teksteve shkollore. Reflektimet e mbledhura nga ky proces ju përcollën nga MAS të gjitha shtëpive botuese, të cilat pasi bënë korrigjimet finale të teksteve konstatuan 120 tekste shkollor me probleme të cilat u hoqën nga katalogu.Pjesë e korrigjimeve për katalogun ishte edhe ky tekst, ku nga Ministria e Arsimit dhe Sportit iu kërkua shtëpisë botuese “Morava”, korrigjimi dhe zëvendësimi i tekstit me probleme pa pagesë nga ana e nxënësit. Kjo edhe për rastet kur libri është i ripërdorur.”Po ashtu në deklaratën e MAS thuhet se këto dëshmi librash, përforcojnë edhe me tepër qëndrimin e qeverisë se alterteksti ka dështuar“Këto dëshmi librash e tekstesh të miratuar nga “Komisioni për Miratimin e Teksteve Shkollore” pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitin 2011-të, si dhe gjetjet e deritanishme nga MAS, përforcojnë dhe më shumë pozicionin e Qeverisë shqiptare se alterteksti ishte një dështim. Në këtë kuadër Ministria po zbaton gjithë reformën e nevojshme për tekstet shkollore.”