Ristani: Ardian Çela i OSHEE nën hetim për abuzim me tendera
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar emërimin nga Edi Rama në krye të OSHEE, të Ardian Celës, që sipas PD aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për 8 tendera që ka zhvilluar, ku dëmi i shkaktuar shtetit është 1.3 milionë dollarëNë një dalje për mediat nga selia blu, Ristani akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama, i cili ia besoi këtë institucion një personi të akuzuar për korrupsion."Edi Rama e plotësoi ciklin e inkriminimit të OSHEE-së, duke caktuar në krye të operatorit të energjisë një person që është nën hetim për korrupsion nga prokuroria e Durrësit.Pasi caktoi, debitorë, hajdutë energjie, njerëz me precedent penalë nëpër degët e OSHEE-së në rrethe, Edi Rama ia besoi dy ditë më parë drejtimin e energjisë në vend, Ardian Celës, i cili është aktualisht nën hetim për favorizim në tendera.Cela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni.Media raporton se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime në 8 tendera të zhvilluara nga i besuari i Edi Ramës, dhe sipas kontrollit, dëmi që ai ka shkaktuar është 1.3 milionë dollarë."Ndërsa kreut të OSHEE, Ardian Çela i ka dalë në mbrojtje kryeministri Rama, i cili në rrjetin social facebook shkruan:Te vendosesh ne krye te OSSHE sot nje individ nen akuze penale eshte e pajustifikueshme po ta sajosh kete per lufte politike çfare eshte?...