Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK kërkojnë arsimimin e fëmijeve

Përleshje të ashpra janë regjistruar mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dhe forcave të sigurisë gjatë protestave  para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për respektimin e një memorandumi që siguron regjistrimin në arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.Veteranët janë zemëruar për shkak se këtë vit po kryhet një proces verifikimi i të dhënave të konkurrentëve, pas dyshimeve për abuzime, një proces i cili ende nuk ka përfunduar. Qindra protestues tentuan të hyjne me forcë në ambientet e Rektoratit, i cili ishte i rrethuar me forca të shumta policie.Situata degjeneroi në një moemnt, ku protestuesit arritën të mësyjnë në oborrin e instiucionit, por janë ndaluar për më tutje. Veteranët kërkojnë dorëhqjen e Ramadan Zejnullahut, pasi sipas tyre ai ka fyer familjet e dëshmorëve dhe luftëtarëve, duke mos e respektuar memorandumin.Takimi mes rektorit dhe kreut të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari përfudnoi pa sukses. Jashari tha se rektori i ka ofruar zgjidhje, por ata nuk heqin dorë nga kërkesa për dorëheqjen e tij. Zejnullahu ndërkohë ka dekalruar se gjithcka do të vendoset pas kthimit të kryeminsitrit në detyrë, Hashim Thaci nga Nju jorku. Ndërkohë regaoi edhe Ministri i Arsimit Ramë Buja, lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe Jakup Krasniqi, të cilët mbështesin rektorin Zejnullahu.