Nishani nis proçedurat për vakancën në gjykatën e Lartë, pranimet 5-15 dhjetor

Ndërsa mazhoranca po përgatit ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, Presidenti i Republikës ka njoftuar vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e LartëSipas njoftimit, presidenti fton subjektet e interesuara te paraqesin kërkesën per t'u përzgjedhur si anëtare të Gjykatës se Lartë.Afati për kandidatet e rinj nis të premten, më 5 dhjetor dhe përfundon te hënën e datës 15 dhjetor 2014.Ssipas Presidencës, kandidatet duhet te plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji dhe duhet të dorëzojnë në institucionin e Presidentit të gjitha dokumentet e kërkuara.Deri më tani, shumica i ka rrëzuar kreut të shtetit 3 dekrete për anëtarët e Gjyaktës së Lartë.Aktualisht mazhoranca po përgatit projekligjin për ndryshime në ligjin për gjykatën e lartë, që i cënon kreut të shtetit kompetenca.Sipas draftit, shumica propozon ngritjen e Këshilli për Emërimet në Gjykatën e Lartë, i cili do bëjë verifikimin e përmbushjes nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të kushteve ligjore dhe kritereve objektive e shtesë, si dhe renditjes së tyre. Ai krijohet si organ këshillimor për Presidentin e Republikës dhe do të funksionojë pranë Gjykatës së Lartë.Sa i përket konsutlimit të kreu të shtetit për anëtarët e rinj, projekligji thotë se procesi i konsultimit duhet të garantojë një përzgjedhje të përshtatshme mes kandidaturave që plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret objektive , por duke folur për emra konkretë.