Balkan Magazine- Kisha shqiptare, peng e intrigave të kishës maqedonase - 4 Dhjetor 2014

Rreth 75 mijë shqiptarë ortoksë të Maqedonisë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e besimit të tyre, përmes ndërtimit të një kishe ortodokse shqiptare në Republikën e Maqedonisë.Projekti dhe ideja është lançuar nga Profesori Branislav Sinadionovski, shqiptar ortodoks në Maqedoni, i cili ka botuar dhe një libër lidhur me këtë çështje.Sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bageri, por dhe një dëshirë e kohës e të gjithë ortodoksëve shqiptarë atje që duhet të konkretizohet.