Rama në Fb: Pranga autorit që vrau simpatizantin e LSI më 23 qershor

Kryeministri Edi Rama me një status surprizë në Facebook, ka lajmëruar arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Gjon Gjonit, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ngjarje e ndodhur ne Laç, me 23 qershor, ditën e zgjedhjeve parlamentare.Drejtoria e Përgjithshme e Poicisë së Shtetit njoftoi arrestimin 39 vjeçarit Lulzim Ademi, banues në Tiranë, person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Breshias Itali , e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e tre muaj burg për "Pjesmarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike, gjithashtu dhe arrestimin e 47 vjecari Enver Curri , i cili në momentin e arrestimit ka kundërshtuar forcat e policisë, ndërkohë që i është gjetur një armë zjarri pistoletë me mulli model "Ruger".Por në njoftimin zyrtar, në asnjë rresht nuk thuhet se personat kan lidhje me ngjarjen e Lacit. Enver Curri, rezulton emër i njohur për policinë, pasi ai është kunati i Gjon Gjonit, i cili pas një shkembimi zjarri mbeti i vrarë ditën e zgjedhjeve në Lac, ndërkohë që u plagos dhe deputeti i Partisë Demorkatike Mhill Fufi.Enver Curri, në vitin 2013, 4 ditë pas vrasjes së kunatit të tij ishte shpallur në kërkim nga polcia e shtetit, bashkë me Kastriot Fufin, i afërm i deputetit Mëhill Fufi.