Shqipëri-Spanjë, ngjashmëri në kulturë dhe tolerancë
Shqipëria dhe Spanja janë dy vende të cilat krahas dallimeve midis tyre kanë edhe ngjashmëri, të cilat lidhen më tepër me kulturën dhe tolerancën.Ka qenë ky thelbi i diskutimeve në tryezën e organizuar nga shoqëria e hapur për ShqipërinëBashkim Shehu shkrimtari i cili njeh mirë kulturat e të dyja vendeve deklaroi se si Spanja ashtu edhe Shqipëria janë vënde të cilat kanë ngjashmëri jo vetëm historike por edhe në kulturën patriarkale.Drejtori i Institutit të Dialoguit dhe Komunikimit Pirro Misha deklaroi se periudha e tranzicionit si në Shqipëri ashtu edhe në Spanjë u përjetua në mënyra të ndryshme dhe kjo për shkak të elitës politike e cila ka pasur një rol kyç, dhe kjo është çfarë i dallon dy vendet. Por Misha vuri theksin tek kriza e besimit që mbizotëron në Shqipëri.Të njëjtin mendim ndau edhe Drejtori i Inisiativës për shoqërinë e hapur në Europë Jordi Vaquer i cili deklaroi se ashtu si në Shqipëri edhe ne Spanjë mbizotëron mungesa e besimit tek institucionet, pasi qytetarët ndihen të tradhtuar pasi shohin se në vendin e tyre ka mjaft problem.