Shoqata e transportit qytetas paralajmëron protesta
Tirane- Shoqata e transportit qytetas paralajmëroi sot protesta dhe greva në rast se qeveria nuk do të zgjidhë kërkesat e tyre që nisin së pari më futjen sipas tyre të padrejtë të një shoqërie tjerër transporti në linjën Tiranë-Elbasan.Ata thanë se kjo është bërë abusive dhe se e drejta e transportit i takon vetëm një operatori të mëparshëm. I pyetur nëse kjo rrezikon ta kthje në një monopol dhe kreu i shoqatës Kujtim Mema tha Jo, sepse në këtë rast zbatohet ligji.“Operatori që ka linjën e ka ekskluzive. Nëse ai operator nuk mundet dot të zbatojë rregullin dhe nuk përmbush kushtet atëherë linja del në tender për një operator tjetër. Ky është ligji” u shpreh ai.Si kërkesë për bashkinë ata thanë se mungon terminali po për të njëtën linjë.Ora News kontaktoi me bashkinë e Tiranës e cila tha se projekti i temerinalit është gati nga bashkia por qëndon i bllokuar nga qeveria.