Balla: Basha vodhi 240 mln $, të nisë hetimi për Rrugën e Kombit

Partia Socialiste i është rikthyer sërish kërkesës për hetime për vjedhje të fondeve të rrugës Durrës- Kukës, duke vënë sërish nën akuzë, ish ministrin e Transporteve, sot kryetar i opoztiës Lulzim Basha“Por sot është rasti të ripërmendim vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, me rrugët. Është segmenti rrugor Durrës-Kukës, ku kryetari aktual i SHQUP-it, - de jure se de facto është Saliu, - është ende i pagjykuar për përgjegjësinë e 240 milionë dollarëve. Është koha t’i kujtojmë shqiptarëve se për tre vite me radhë nën hetim për 240 milionë dollarë vjedhje në rrugën Durrës-Kukës, Lulzim Basha, nuk u paraqit asnjëherë të vetme në prokurori. Këtu kam me vete të gjitha raportet mjekësore të Lulzim Bashës i cili për tre vite me radhë nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka qenë i sëmurë me raporte mjekësore dhe nuk shkonte dot në prokurori. Çështja është mbyllur në prokurori jo për shkak të thelbit të çështjes por për shkak se Luli ka qenë sëmurë dhe nuk është paraqitur dot në prokurori për 240 milionë dollarë. Është ky rasti zoti prokuror që të fillojë hetimi edhe për Ridvanin dhe Sherefedinin që gjendën paratë, edhe për Lulin që i bëri rrush e kumbulla”Nënkryetari i grupit parlamentar PS Taulant Balla parlajmëroi edhe rishikimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan“Se 400 milionë dollarët që qeveria e Berishës kishte vëvë në dispozicion të asaj rrugë do të bënin të mundur ndërtimin, por sot jam shumë krenar që jam në kuvend për ta riparë këtë marrëveshje dhe për ti thënë qytetarëvë se po do ta rishikojmë se Saliu kishte planifikuar 100 mln dollar më shumë për të përfunduar këtë rrugë”Në seancë plenare, kuvendi miratoi edhe emrat e shumicës për komiosnin e reformën në drejtësi, si dhe 5 anëtarët e bordit të RTSH. Ky ishte rasti i kreu i PBDNJ të shprehte shqetësimin se mes të zgjedhurve nuk kishte përfaqësues të minoritetit.KOMISIONI I REFORMËS NË DREJTËSIFatmir Xhafaj-PSArmando Subashi -PSVasilika Hysi -PSUlsi Manja -PSPandeli Majko- PSSpartak Braho -LSIANËTARËT E BORDIT RTSHXhemal MatoValbona SulcceElidon HalitiXhelal AliuVladimir Grosha