1.7 milionë refugjatë sirianë pa ushqim
Më shumë se 1.7 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në kampet e ngritura për strehimin e tyre në Jordani, Liban, Turqi, Irak dhe Egjipt kanë dekalruar se ushqimet thuajse u kanë mbaruar. Ata shprehen te frikësuar se ushqimet që kanë në dispozicion nuk do tiu mjaftojnë për të shtyrë muajin dhjetor.Programi botëror i ushqimit i kombeve të bashkuara tha se mungesa e financave i ka detyruar të pezullojnë planin për sigurimin e kuponëve ushqimore për të gjithe refugjatët tashmë të larguar nga Siria si pasojë e konfliktit. Kuponët janë dërguar në mënyrë elektronike dhe kanë injektuar tashme rreth 800 milionë dollarë në dyqanet e zonave dhe vendeve ku po strehohen emigrantët.Por vetë refugjatët thonë se fondet nuk janë në dispozicion nëpër dyqane, dhe për rjedhojë ata nuk mund ta marrin ushqime dhe të gjitha sendet për të cilat kanë nevojë. Pezullimi i programit të asistencës vjen teksa qindra familje po hyjnë në dimrin e katërt në kushte të tmerrshme jetese, pasi kanë ikur nga vendi i tyre që në mars të 2011, kohë në të cilën shpërtheu edhe konflikti.Ndërkaq lufta ndaj Shtetit Islamik vijon në Siri dhe Irak, me sulme ajorore të koalicionit ndërkombëtar por edhe me sulme ne terren nga forcat peshmerga. Presidenti Fransua Hollonde, gjatë një konference për shtyp me homologun irakian në Paris tha se Franca është gati të shumëfishojë përpjekjet e saj në luftën kundër Shtetit Islamik.