Fushë-Krujë, i kërkuan të fikë cigaren, plagos pronarin e kamarierin

Fush Krujë- Ligji antiduhan ka shënuar konfliktin e parë serioz që kur ka nisur zbatimi. Në një lokal të Fushë Krujës kërkesa për të mos pirë duhan në ambientet e brendshme ka lënë të plagosur kamarierin dhe pronaren.Klienti që iu kërkua të fikte cigaren ka reaguar duke nxjerrë thikën, goditja me të cilën ka plagosur 57 vjecaren Servete Kaziu, pronare e lokalit dhe kamarierit Petrit Gjini.Të dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Krujës, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin.