1 vit revista “ Europa", dritarja e Europës në Shqipëri

Shqipërinë Europiane por edhe Europën. Prej një viti, këtë synon të pasqyrojë në faqet e saj revista "Europa", e cila në numrin e saj të shtatë ka përkuar edhe me 1 vjetorin e lançimit në treg.Ky botim, i dedikohet në një seksion të saj edhe Gjermanisë dhe prezencës së saj në Shqipëri gjatë viteve të fundit, duke mos munguar mes rreshtave edhe një intervistë e Ambasadorit gjerman në Shqipëri, Helmut Hofman.Për diplomatin gjerman, kjo revistë është një ide dhe mundësi e mirë për të afruar edhe më shumë Shqipërinë me Europën."Per momentin nuk është një situatë e lehtë dhe e mirë, megjithatë une e mbështes vërtet shumë ndërmarrjen e nje iniciative të tillë. Mendoj se ky është nje numer i shkelqyer i revistes “Europa" dhe shpresoj qe te jete nje kontribut sado i vogel për zhvillimin dhe përmirësimin e debatit dhe diskursit publik në Shqipëri".Për drejtorin e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, kjo revistë synon ta sjellë publikun shqiptar më afër Europës, përmes seksioneve të vecanta, siç është numri i fundi dedikuar Gjermaninë.Prej një viti tashmë në tregun shqiptar, "Europa" ka synuar të nxisë debat gjithëpërfshirës mbi idetë, konceptet dhe rrugët e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.