Shkodër, del për të blerë në dyqan, 50-vjeçari përplaset nga motorri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2014, 13:57
Një 50-vjeçar është aksidentuar rëndë teksa kalonte rrugën për të shkuar në ambientet e dyqanit të tij në Shkodër.Xhemal Lusha është përplasur nga një motor që e ka lënë të plagosur rëndë në rrugë dhe më pas drejtuesi është larguar.Aksidenti ka ndodhur në qendër të Shkodrës, pranë Universitetit. Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim drejtuesin e motorit, që u largua nga vendngjarja.