Bashkia Kavajë nis garën për monumentin e demokracisë

Ashtu si e kishte premtuar kryetari i bashkisë, në bashkinë e Kavajës ka nisur paraqitja e projekteve për të ndërtuar një tjetrë monument demokracie. Gjatë prezantimit të 9 projekteve kreu I bashkisë nuk ka lënë pa akuzuar kryetarin e PD që I priu protestave në Kavajë fill pa rrëzimit të monumentit të vjetër.Kavajë-Pak ditë pasi e shembi me një vendim që u kundërshtua me protesta, Bashkia e Kavajës ka hapur konkursin për të vendosur se si do të jetë monumenti i ri i demokracisë.Në bashkinë e qytetitn janë prezantuar 9 projekte, ndërsa për kreun e bashkisë Kavajë Elvis Roshi mungesa e kreut të PD Basha dhe të kreut të PD Durrës, tregon se opozitës nuk i intereson monumenti por protestat.I pranishëm në prezantimin e projketeve ish- presidenti Moisiu u shpreh që Kavaja meriton një monument dinjitoz të demokracisë.Projekti fitues pritet të shpallet javën tjetër ndërkohë që i vetmi projekt që mund të krahasohet me monumentin e mëparshëm është ai i një prindi që mban mbi supe fëmijën e tij me dy gishtat lart.