Kaliforni, thyen ligjin kundër pornografisë, arrestohet pasi poston në FB foto nudo të ish-të dashurës
Një person është arrestuar në Çikago pasi ka thyer ligjin kundër pornografisë, i hyrë në fuqi në muajin tetor. Noe Iniguez postoi disa foto nudo të ish të dashurës së tij në faqen e Facebook të punëdhënësit të saj së bashku me disa komente përcmuese.36 vjecari është përsoni i parë që dënohet që pas hyrjes në fuqi të ligit të ri. Inigues u përpoq të fshihte identitetin e tij, duke i postuar fotot me një emer të rreme, por ish e fejuara e tij kishte siguruar një urdhër kufizimi kundër tij në 2011.Iniguez u dënua me një vit në burg, dhe 36 muaj pjesmarrje në seanca këshilluese kundër dhunës në familje .Trembëdhjetë shtete amerikane kanë miratuar ligje të reja kundër pornografisë gjatë dy viteve të fundit, ndërkaq Anglia dhe Wellsi janë në përgatitje të projektilegjeve për këtë cështje, duke e kthyer aktin në vepër penale.Ligji i Kalifornisë kundër pornos ndalon postimin e imazheve nudo apo seksuale të një individi, përfshirë edhe selfit, me qëllim dëmtimin apo shqetësimin emocional të dikujt. Megjithatë, kjo cështje mbetet shumë e dikutueshme dhe e debatueshme, ku disa shtete kanë hasur në kundërshi të forta pas këtij ligji, pasi organizat e të drejtave e kosderojnë një shkelje të fjalës së lirë.