Raporti i TI, Çuçi: Kuvendi të nisë reformimin e sistemit të drejtësisë

Pas publikimit të indeksit të TI për korrupsionin, në emër të qeverisë shqiptare ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi i ka kërkuar Kuvendit që të nisë reformimin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij është korrupsioni në drejtësi që pengon zhvillimin e vendit.Edhe pse Transparency International e rendit Shqipërinë në vendin e 110 duke fituar 6 vende nga viti i kaluar Çuçi thotë se nuk është arritur objektivi për të dalë nga zona e kuqe."Sot morën një lajm të mirë nga TI, e cila publikoi indeksin e korrupsionit për vitin 2014 ku Shqipëria ka filluar ngjitjen në këtë index kaq të rëndësishëm dhe është ngjitur me 6 vende. Kjo nuk e kenaq objektivin tonë për ta nxjerrë vendin nga zona e kuqe.Sot jam këtu për të evidentuar se reformat që janë ndërmarrë dhe po vazhdojnë dhe po tregojnë efektin e tyre pozitiv janë për të lexuar më me kujdes këtë raport i cili konfirmon edhe një herë shqetësimin tonë se korrupsioni në sistemin e drejtësisë po bëhet pengesë serioze për zhvillimin e vendit. Ndërkohë qeveria ka shprehur dhe ka vullnet të qartë për të kryer reforma për të luftuar korrupsionin nga një analizë më e thelluar e studimeve ku bazohet indeksi për korrupsionin nga TI del qartë se ajo cka e bën Shqipërinë mos ketë një hap cilësor në këtë indeks lidhet me nivelin e lartë të korrupsionit në drejtësi. Nga 7 studimet, mund të shihet qartë se Shqipëria vuan nga një korrupsion në sistemin e drejtësisë civile dhe penale. Ky treg negative minimizon vlerën e arritjeve në fusha si zhvillimi ekonomik apo rforma lleguratore.Në emër të qeverisë i bëj thirrje kuvendit që të nisë sa më parë reformimin e sistemit të drejtësisë."