Burrel, 25 vjeçarja e gjymtuar apel shtetit: Më ndihmo të ndërroj protezat
Kjo është Fëllënza Murra, vajza 25 vjeçare nga fshati Zallshoshe i Burrelit e cila në vitin 1999 ka pasur fatin e keq të pësojë një incident i cili e ka lënë të gjymtuar për gjithë jetën.Gjatë luftës në Kosovë, kohë kur Fëllënza ishte vetëm 10 vjec gjatë kohës kur po luante një minë ka shpërthyer duke i marrë të dyja këmbët, dorën dhe dëmtime në pjësë të tjera të trupit.“Unë jetoj në një fshatin Zallshoshe, isha 10 vjeç kur isha me bagëti dhe duke luajtur hasa pa dashje në një minë, e cila ka shpërthyer dhe humba dy gjymtyrët, pjesën e dorës dhe disa dëmtime të vogla”Fëllënza është vajza e dytë e familjes Murra e cila ka nëntë fëmijë. Jetesa për ta është mjaft e vështirë pasi ata jetojnë vetëm me pensionin e 25 vjeçares në pamundësi për të siguruar punë.Protezat të cilat 25 vjeçarja i ka mëse të domosdoshme duhen ndërruar të paktën një herë në vit, por Fëllënza rrëfen se në pamundësi financiare ka katër vitë pa i ndërruar.“Nuk kam pasur mundësi që të ndërroj protezat. Kam 4 vjet që nuk i kam ndërruar se janë dëmtuar dhe dua t’i bëj proteza të reja. Kam kërkuar ndihmë në komunë, po nuk kemi pasur asnjë ndihmë. Paguhem me 97 mijë lekë, jam familje e madhe dhe ne jetojmë vetëm me pensionin tim”Ka kërkuar ndihmë në komunën Komsi të Burrelit por asnjë reagim, ndaj në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar ajo i bën shtetit thirrje që të kthejë sytë e të mos e lërë në harresë.“Kërkoj të drejtën time, asgjë më tepër”Më 15 nëntor të 2012 Shqipëria ratifikoi Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe sipas përfaqësuesve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e tyre, edhe pse kanë kaluar dy vite ligjet vazhdojnë të mos gjejnë zbatim e gjendja e tyre vazhdon të rëndohet.[caption id="attachment_431535" align="alignright" width="640"]
Në foto: Fëllënza Murra, 25 vjeçarja e gjymtuar[/caption]