Energjia me këste, qytetarët ankohen se nuk janë në gjendje të paguajnë
Qeveria e vuri dorën në zemër për borxhlinjtë e energjisë duke i ofruar pagesën më këste por qytetarët përsëri ankohen dhe thonë se tarifa 25 mijë lekë plus faturën mujore është e papërballueshme.Por pavarësisht kësaj ka edhe qytetarë të tjerë të cilët e vlerësojnë një skemë të tillë.Në bazë të një skeme lehtësuese të gjithë konsumatorët familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi.Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, çdo konsumator do të ketë mundësinë që çdo muaj të paguaj borxhin e prapambetur në vlerën 25 mijë lekë të vjetra dhe 10 mijë lekë të vjetra për shtresat në nevojë.Ndërkohë që ato familje që e pagujnë të plotë borxhin deri në fund të shkurtit do të përfitojnë 80 % ulje.