Fëmijët me aftësi të kufizuar rrezikojnë arsimin, s’kanë kushte në shkolla
Studimet në Shqipëri tregojnë se 1 në 10 fëmijë lindin apo pësojnë gjatë jetës një dëmtim të cilat bëhen pengesë për zhvillimin e tyre fizik dhe mendor.Rreth 70 nxënës që janë në Tiranë me aftësi të kufizuara nëse nuk ndjekin shkollat speciale, rrezikojne të mbeten të paarsimuar sepse në shkollat pubiket mungon infrastruktura. World Vision nënivizon se aksesi i kësaj kategori nxënësish në shkolla mungon.Problemi nis që më rampet e deri në probleme të shëndetit mendor që për një klasë me 40 nxënës është e vështirë të dallohet nga mësuesit.“Ne e dimë nga puna jonë që një sërë arsyesh e vështirësitë për këta fëmijë. Për aksesin vështirësitë nisin që nga mungesa e rampeve, transporti dhe karriget me rrota, po ashtu qëndrimi dhe sjellja. Shumë nxënës që kanë probleme mendore nuk dallohen nga mësuesit dhe ata vazhdojnë të jenë në sistemin arsimor por me vështirësi për të punuar me ta."Ndërsa zv/ministra e Arsimit Nora Malaj tha se në buxhetin 2015 ka fond për mësues mbështetës në shkollat publike.“Kur statistikat duhet të jenë shumë të sakta dhe të qarta të cilat do të na ndihmojnë në strategjinë 2015-2020, ku u futën 3 elementë të rëndësishëm siç është elementi i mësuesit ndihmës, i cili për herë të parë fillon sivjet do të vazhdojë deri në 2017 të jetë pjesë reale e buxhetit të shtetit”Mbi 300 mësues janë trajnuar dhe ky do të jetë manuali që do të shpërndahet për të gjithë arsimtarët për mënyrën se si të dallojnë një nxënës me problem fizike, mendore e hiperaktiv.