Cani propozon ligjin e ri, qeveria do të marrë borxh pa miratimin e kuvendit
Ministia e Financave kërkon të anashkalojë kuvendin për të hequr detyrimin që para marrjes së një borxhi të marrë edhe aprovimin e kuvendit. Ministri I financave ka argumentuar se meqënëse është qeveria ajo që vendos për një borxh, pritja e përgjigjes nga kuvendit është një humbje kohe. Qeveria Rama për vitin 2015 ka vendosur si sfidë uljen e borxhit publik por pavarësisht kësaj ministria e Financave ka prezantuar një ligj në bazë të cilit kërkohet që qeveria të mos ketë asnjë barrierë në marrjen e një kredie apo huaje përfishrë këtu edhe Kuvendi.Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka argumentuar se është qeveria dhe ministria ajo që vendos për marrjen e një borxhi.“Ajo që bën veçori deri tani është që kur dalim në tregun ndërkombëtar është ideja që duhej që këtë hua ta miratonte në detaj Kuvendi. Në gjykimin tonë nuk është e nevojshme, pushtetet janë të ndara. Kuvendi i ka të gjitha mjetet pa realizuar edhe miratimin nen për nen të një instrumenti të caktuar apo pa miratimin në detaje të një instrumenti të caktuar të bëjë vlerësimin”Komisioni i Ekonomisë është gjendur në vështirësi pasi Kushtetuta përcakton që në rast të marrjes së një borxhi të bëhet aprovimi në kuvend.Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se kjo çështje duhet të marë edhe opinionin e Komisionit të Ligjeve.“Duhet pritet edhe mendimi ligjor i Komisionit të Ligjeve për këtë projektligj. Që do të thotë do të vazhdojë me relatimin pastaj me shqyrtimin nen për nen”, tha Brace.Aktualisht niveli I borxhit publik në Shqipëri është mbi 71% dhe synohet ulja e tij deri ne 65.5%, gjatë 2015.