Kush ka në familje persona me aftësi të kufizuar do përfitojë legalizim falas
Në rast se në një familje ka një apo më shumë anëtarë me aftësi të kufizuar (të verbër, para e tetraplegjik) e ka një shtëpi pa leje, do të përfitoj falas legalizimin. Madje nësë ka zënë truallin e dikujt tjetër, shtëpia do të legalizohet dhe pronarët e tjerë do të dëmshpërblehen.Ky është vendimi i fundit I këshillit të minsitrave dhe drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame thotë se do të zbatohet sapo të bëhet identifikimi I tyre.“Këto familje që kanë në gjirin e tyre persona me aftësi të kufizuar dhe kanë ndërtime pa leje, legalizohen dhe toka do ti jepet falas”Ndërsa ministri I Mirëqenies Sociale e Rinisë i bëri thirrje biznesve të punësojnë PAK jo vetëm sepse shteti i mbështet me fonde por sepse duhet të zbatojnë ligjin.“Sëpari duhet të respektojnë ligjin sepse ky është një detyrim, pos ë dyti duhet të çlirojmë mendjen tonë nga paragjykime nga një shoqëri që është vetë paragjykuar. Është e pafalshme që një komb që është paragjykuar kaq shumë të paragjykohet brenda vetes”Deklarata u bënë gjatë një vizite në një qëndër që trajton p.a.k në Vaqarr.