5- vjeçarja në polici për energjinë, PD përplaset me Ministrinë e Brendshme
Ministria e Brendshme dhe Partia Demokratike përplasen në lidhje me rastin e një të miture 5 vjeçare të shoqëruar në komisariat për lidhje të paligjshme të energjisë nga familja e saj.Opozita e denoncoi rastin me anë të drejtuesit të departamentit për të drejtat e njeriut Ervin Salianji, që e cilësoi provë të babëzisë politike dhe të policisë së shtetit duke shkelur të drejtat ndërkombëtare të fëmijëve.
“Tek ky komisariat, Komisariati nr 3 në Tiranë, është shoqëruar dhe mbajtur e izoluar kjo fëmijë 5 vjeç, çka duket nga fotot që vajza është mbajtur për një kohë të gjatë në qelinë e izolimit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”Ka ardhur menjëhere reagimi i Ministrisë ku theksohet se “e mitura ishte e shoqëruar nga e ëma, shtetësja N.N, e cila akuzohet se ka rilidhur energjinë pas shkëputjes së grupeve të OSHEE-së pasi rezulton debitore.Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën pasi nuk mund ta linte vetëm në shtëpi. Për këtë arsye në ambientet e komisariatit numër 3 iu krijua mundësia për të qëndruar në një ambient të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, pas konsultimeve me prokuroren shtetësja është lënë e lirë. Ndërsa materialet i kanë kaluar akuzës së kryeqytetit”, sqaron Ministria e brendshme.[caption id="attachment_431625" align="alignright" width="640"]
Në foto: Deklarata e Ministrisë së Brendshme[/caption]