Menaxhimi i përmbytjeve, sistem dixhital për parashikimin e reshjeve
Me anë të një sistemi dixhital Instituti i Gjeoshkencës do të parashikojë reshjet për t’i paraprirë në këtë mënyrë përmbytjeve. Sistemi do të vihet në punë falë një bashkëpunimi me shoqatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe në fokus kryesor do të jetë rajoni i Shkodrës.Situata e krijuar prej reshjeve të ditëve të fundit, ka bërë që Institucionet të ndërgjegjësohen për planifikimin dhe menaxhimin e përmbytjeve.Përmes marrëveshjes së nënshkruar mes Institutit të Gjeoshkencës Energjisë Ujit dhe Mjedisit, dhe Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, tani reshjet do të parashikohen përmes sistemit dixhital që do të grumbullojë të dhënat në kohë reale.“Do mund të aplikojmë një teknologji tjetër, kjo do ishte faza e parë, ndërsa faza e dytë që për ne do ishte e pabesueshme, do ngrihej një model i parashikimit hidrologjik në pellgun e lumit Drin. Ky softër do japë detaja sesi ndryshimet klimatike janë të projektuara në hidrologji.”Zv. Ministrja e Mjedisit Djana Bejko, rikujtoi situatën e krijuar në Shkodër prej përmbytjeve të vitit 2010 dhe tha se vëmendja duhet të fokusohet tek basenet lumore, dhe veçanërisht atij të Drinit.“Të gjithë jemi dëshmitarë se në 4 vitet e fundit në veriun e vendit kemi pasur përmbytje të mëdha. Ministria e Mjedisit ka marrë masa për menaxhimin e baseneve”Rajoni i Shkodrës do të jetë në fokus të objektivave të kësaj marrëveshjeje përmes planit të menaxhimit lokal ndaj përmbytjeve për këtë rajon.