Korçë, Topi akuza qeverisë: Çdo ditë e më shumë po shkëputet nga elektorati
Nga Korca në një takim me strukturat, krue i FRD Bamir Topi ka sulmuar si kryeministrin aktual Rama dhe paraardhësin e tij Berisha. Sipas ish presidentit Bamir Topi qeveria akuale njësoj si ajo e djeshmja po shkëputet dita ditës nga elektorati i zhgënjyer.Korçë-Lidhja e qeverisë me popullin po shkëputet nga dita në ditë dhe elektorati po zhgënjehet. Kështu ka deklaruar nga Korça, kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, i cili shprehu pakënaqësitë e tij rreth qeverisjes Rama-Meta ndërsa thumboi edhe kryeministrin Rama ndërsa e krahasoi atë me paraardhësin e tij Sali Berisha.“Sigurisht një mazhorancë që po zhgënjen dukshëm. Asgjë nuk mund ta justifikojë mungesën e një vizion të qartë qeverisës të qeverisë aktuale. Zotëri ke zaptuar ekranet, ke hedhur kritika për paraardhësin”Jashtë kritikave të ish presidentit Topi nuk mbeti as Berisha, të cilin e quajti një kal troje që shkatërroi Partinë Demokratike."Asnjëherë e djatha nuk ka qenë në krizë sesa sot. Ai që e drejtoi kauzën e të djathtës konsiderohet si Kali i Trojës, e shkatërroi shpresën te të djathtët"Kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 2015, Topi I kujtoi Ramës së mbarë-vajtja e zgjedhjeve është përgjëgjësia e tij ndërsa u shpreh se në fakt këto zgjedhje nuk janë të sigurta pasi KQZ është e inkriminuar.“Ty po të vijnë zgjedhjet, dhe zgjedhjet janë përgjegjësi e qeverisë dhe duhet ta dijë, direkt e kryeministrit. Ke në KQZ 4 anëtarë që i takojnë partisë tjetër që kanë marrë vednime poltike sa herë i është dashur”Këto deklarata kreu I FRD-së I bëri gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korcë, ku u ngritën edhe grupet e punës për zgjedhjet e ardhshme vendore.