Shoferët ankohen për naftën e keqe pa cilësi
Tirane- Pjesa dërmuese e kompanive që furnizojnë makinat e shqiptarëve me karburant shesin naftë pa cilësi Ballshi si karburant te çertifikuar importi.Sipas ekspertëve të kësaj fushe disa pika karburanti bëjnë përzierje të ndryshme duke i shkaktuar probleme serioze automjeteve.Inspektoriati Qendror Teknik edhe pse në disa raste ka dënuar kompanitë për abuzime përsëri nuk ka marrë asnjë masë konkrete si dhe nuk ka bërë publik emrat e kompanive. Më të revoltuarit për këtë situatë janë qytetarët pasi makinat i kanë mbetur në servis vetëm si pasojë e naftës pa cilësi.“Kjo është makina e dytë që kam ndërruar.... Nafta e keqe më ka shkatuar probleme në të dyja makinat. Në servis e çojmë vetëm për të meremetuar dëmet që shkakton nafta pa cilësi” thonë disa nga drejtuesit e automjeteve.