Dita e Rumanisë, ambasadori rumun: Shqipëria në rrugën drejt BE

Rumania feston 97-vjetorin e bashkimit të të gjithë rumunëve. Ambasadorë, trupë diplomatike, politikanë e miq të një prej kombeve më të lashta të gadishullit të Ballkanit, janë mbledhur për të festuar ditën që simbolizon unitetin e një populli.

Për Ora News ambasadori rumun deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt integrimit në BE.