Lezhë, motori përplaset me barrierat mbrojtëse, 2 të plagosur

Dy përsona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi motori me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkures në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kastriot Marku 43-vjeç i cili ishte drejtuesi i motorit si dhe Ndue Nekaj 52-vjeç.Ata janë dërgura menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku është bërë e ditur se pasagjeri Ndue Nekaj ndoddhet në gjedje kritike për jetën nga plagët e marra në kokë dhe pritët të dërgohet në spitalin e Ushtarak të Tiranës.Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte motori duke bërë që të humbasë kontrollin dhe të përpalset me barrierat mbrojtëse të rrugës.Aksidenti i cili ndodhi në hyrje të Lezhës u pasua edhe me një trafik të rënduar,përshkak të bllokimit të rrugës nga policia deri në përfundimin e veprimëve.Levizja e motorrave në rrugët e qarkut të Lezhës është kthyer në burim aksidentësh ku vetëm gjatë muajit të fundit janë regjistruar 10 të tillë ku nuk kanë munguar as viktimat.[caption id="attachment_431605" align="alignright" width="640"]Aksidenti lezhe Në foto: Motori i aksidentuar[/caption]