Vranë biznesmenin fierak, 72 vjet burg babait dhe 2 djemve

Me 72 vjet burg gjithsej u dënuan babai dhe dy djemtë të shpallur fajtor për vrasjen me paramendim të biznesmenit të hidrokarbureve Naim Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 nëntorit të vitit 2012.Gjykata e Fierit shpalli fajtor tre të akuzuarit Gëzim Sulo që u dënua me 26 vjet burg, Ervis Sulo 25 vjet dhe Endri Sulo 22 vjet burgim.Në seancat e mëparshme gjyqësore Gëzim Sulo, babai i dy të rinjve ka deklaruar se vrasjen e ka bërë i vetëm, duke shfajësuar djemtë e tij.Megjithatë trupi gjykues shpalli fajtor të tre të pandehurit, duke i dënuar me 72 vjet burg gjithsej.Biznesmeni 45 vjecar Naim Suli u vra teksa hynte në banesën e tij në lagjen "liri Gero" të Fierit me breshëri automatiku. Një konflikt I castit për parkimin ka qenë molla e sherrit mes dy familjeve fqinje, që I kushtoi jetën 45 vjecarit Naim Suli.