Publikohet video e fundosjes së Costa Concordia, kapiteni largohet
Mediat kanë publikuar një video në të cilën shfaqet kapiteni i anijes Kosta Konkordia Francesco Schettino duke u larguar nga anija në kohën që ajo po fundosej.Imazhet janë filmuar nga një ekip italian i zjarrfikësve të cilët po ndihmonin në operacionet e shpëtimit më 13 janar të vitit 2012. Sic duket nga imazhet, kapiteni tregon qartë neglizhencën ndaj njerëzve në nevojë, akuza për të cilat ai mban përgjegësi.Francesco Schettino është aktualisht në procesin e dëshmisë në gjyqin, ku akuzohet për vrasje. Në ditën e dytë të marrjes në pyetje, ai ka dekalruar se në momentin e mbytjes së anijes, ka qenë në panik dhe i përfshirë nga frika.Kurse në seancën e djeshme pranoi se mban përgjegjësi për aksidentin tragjik, po nuk është i vetmi fajtor për ngjarjen. Costa Concordia mbante më shumë se 4000 pasagjerë plus ekuipazhin kur u përplas me shkëmbinjtë e ishullit Xhilio, gjë e cila shktoi edhe fudnosjen.32 perosna humbën jetën dhe anija mbeti në ishull si një gërmadhë për më shumë se dy vjet. Disa muaj më parë costa konkordia u zhvendos pas nëj operacioni shumë të vështirë për forcat detare, por edhe me kosto të lartë.