Tirana me 150 kosha të rinj në rrugët kryesore. Të vjetrit i morën hajdutët

Tirane- Gati 150 kosha në rrugët kryesore të kryeqytetit janë aksioni më i ri i bashkisë së Tiranës që do të vijojë në dy muajt e fundit të vitit.Aksioni që ka nisur në rrugën "Myslym Shyri" por edhe vendosja e stolave në vende të tjera synon krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbra në kryeqytet."Aksioni i nisur në rrugën Myslym Shyri do të vijojë në rrugët në Bllok, në dy krahët e Lanës dhe më në vitin që vjen do plotësojmë me kosha të gjithë zonat e banuara. Do nisim dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta" u shpreh Drejtori ndërmarrjes nr. 1, Bujar Elezi.Aksioni i fundit i ndërrmarrë nga Bashkia Tiranë, ka qenë ai i datës 12 shtator por sërish në Tiranë mungojnë koshat.Një nga fenomenet e e njohura është dëmtimi dhe heqja e tyre nga ambientete publike ndërkohë që bashkia nuk ka kompetenca edhe për ruajtjen e tyre.Njësoj si kapakët e pusetave këto kosha që blihen me paratë e taksapaguesve vidhen dhe dërgohen për skrap ndërsa autorët as nuk identifikohen dhe as nuk vihen para përgjegjësisë cka do të thotë që pavarësisht shpenzimeve , rrugët e kryeqytetit mbeten sërish pa një vend për të hedhur mbeturinat.kosha