Kurajoja e Olsit në karrocë: Dua të studioj më ndihmoni me një bursë

Të jesh me aftësi të kufizuara ndikon jo pak në përditshmërinë e një personi, sidomos në moshë rinore. Por një 26-vjeçar i guximshëm nga Fieri, pavarësisht pamundësisë fizike pas një sëmundje të trashëgueshme, nuk ka hequr dorë. I riu maturant me rezultate të larta në shkollë, kërkon ndihmë nga shteti që të realizojë ëndrrën e tij, diplomimin në universitet.Fier - 26-vjeçari, Olsi Alushaj nga Fieri është një nga shumë persona, me të cilët jeta është treguar jo shumë bujare.Në moshën 10-vjeçare u prek nga sëmundja e distrofisë muskulare,  ndërsa në moshën 22 vjeç, degradimi i saj e detyroi të lëvizë vetëm me karrige me rrota.Sëmundja e detyroi të braktisë shkollën për disa vjet, derisa një karrike e dhuruar nga një mikesha e tij, i riktheu mundësinë për t'u arsimuar."Tani jam në Vit të katërt, në maturë.kam vështirësi pasi në shkollë nuk ka rrugë që unë të lëviz me karrocë. Duhet të më ndihmojnë shokët duke më ngritur me karrocë"Këtë vit, i riu është maturant dhe ëndrra e tij është të ndjekë universitetin  për shkenca politike. Por vështirësitë për të janë të shumta, pasi ai ka nevojë konstant për përkujdesjen e personave të dytë.Olsi, një nxënës me rezultate të larta, pavarësisht sëmundjes që nuk ka arritur ta nënshtrojë, kërkon ndihmë nga shteti për një bursë, pasi mundësitë ekonomike të familjes i ka të vogla."Pavarësisht se nuk shikoj ndonjë ndihmë të madhe më jepni një bursë që të jepnin më shumë mbështjetje për të vazhduar dhe për të jetuar i pavarur"Sëmundja ka prekur që në moshën 10-vjeçare dhe vëllanë e Olsit që sot është 24 vjeç, por ka mundësinë të ecë.Olsi tregon se s'ka kurë për shërimin e kësaj sëmundje edhe pse shpresa vdes e fundit.invalidi fier fier invalidi