Turizëm përmes komunizmit, pas Bunk’Art ekspozohen edhe objekte të tjera të sistemit

Qeveria ka ndër mend të sfidojë të gjithë debatet e hapura së fundmi për atë që cilësohen përpjekje për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, duke planifikuar që dikaturën ta kthejë në atraksion turistik.Ndoshta duke u nisur edhe nga suksesi që pati projekti i Bunk’ Art, qeveria ka në plan, që në destinacion të turizmit të kthejë edhe disa objekte të tjera simbol të komunizmit, në gjithë Shqipërinë."Ne e kemi paraparë si një mundësi për të sjellë turista të cilët në vendet e rajonit nuk e gjejnë këtë""Ne kemi ngritur një grup pune bashkë me ministrinë e Mbrojtjes për të identifikuar të gjitha ato prona që ministria e Mbrojtjes ka dhe të cilat i ka jashtë pordorimi dhe mund të kthehen në objekt turistik"Projektin, ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e prezantoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku shpalosi hartën e zonave me përparësi turistike.Në komision, u disktua edhe ligji i ri për dhënine e çertifikatave të pronësisë për tokat bujqësore. Shumica e kundërshoi draftin, që erdhi në mungesë të të dhënave të sakta, të sipërfaqës së tokave bujqësor dhe numrit të përfituesve."Komisioni do të donte të dinte statusin e statistikave te bujqesise. Ju perfaqesuesi i Ministrie së Bujqësisë dhatë një shifër prej 650 hektarë të tokës bujqësore, gjë që nëse do të ishte e vërtetë do të ishim të gjithë shumë të lumtur, por druaj se mos diferenca midis letrave dhe realitetit duke parë sesi është zhvilluar ultësira shqiptare dhe sa ndërtime janë bërë mbi sipërfaqe të tëra, të mos luajë në disa dhjetëra, por kam frikë se mos luan në qindra hektare. do te vleresinim nje informacion me statusin e statistikave në lidhje me bujqësinë"Në fund drafti u miratua, por afati për të përmbyllur procesin e dhënies së pronësisë, u shty nga 2015 në 2016.