Pavioni i etnografisë në Muze, drejtori Luan Malltezi: Do të hapet së shpejti

Më shumë se 1000 objekte nga të gjitha trojet shqiptare do të jenë pjesë e pavionit të shumëpërfolur dhe kaq të munguar të etnografise ne Muzeun Historik Kombëtar, i cili pritet që të finalizohet së shpejti.Drejtori i Muzeut, Luan Malltezi, tha se pavioni etnografik është drejt përfundimit, por problemet me tenderat kanë vonuar proçedurat.Ky pavion do të shtrihet në të dy katet e Muzeut me një sipërfaqe rreth 1500 m katrorë. Në të do të përfshihet e gjithë larmia e veshjeve dhe pasurisë kombëtare që disponojnë institucionet e shtetit shqiptar, duke pasqyruar jetën e fshatit dhe të qytetit dhe vlerat më vitale të popullit tonë të grumbulluara nga etnografët shqiptarë prej vitesh. Pavioni po realizohet me fondet e PNUD.